Mediat spanjolle e bëjnë të kryer! Mbappe prezantohet te Real Madrid më 23 Korrik

France’s forward Kylian Mbappe runs during a training session in Clairefontaine-en-Yvelines on June 13, 2023, as part of the team’s preparations for the upcoming UEFA Euro 2024 football tournament qualifying matches. (Photo by FRANCK FIFE / AFP)

Detaje të reja rreth të ardhmes së Kylian Mbappe. Francezi duket se është i destinuar për t’u larguar nga Parisi që në këtë merkato vere. Ajo që dukej si një fantazi është kthyer në një hipotezë të vërtetë, e destinuar të kthehet në një opsion konkret në ditët në vijim. Përçarja mes sulmuesit francez dhe presidentit të klubit, Al Khelaifi ka shkaktuar turbullimin e ujërave te PSG, që tashmë po përgatit divorcin.

Madje, mediat spanjolle e konsiderojnë të kryer kalimin e sulmuesit 25-vjeçar në radhët e Real Madrid. Autori i 212 golave në 260 ndeshje me PSG-në pritet të prezantohet me fanellën mbretërore më 23 korrik. Shifra përllogaritet rreth 200 milionë euro, që lidhet vetëm me vlerën e kartonit të futbollistit. Për Real Madrid do të ishte investimi i dytë i madh në këtë merkato vere, pasi firmosi me Jude Bellingham nga Borussia Dortmund për rreth 140 milionë euro.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share