Bytyqi thirrje bizneseve – mos manipuloni me çmimet

PARALAJMËRON SANKSIONE PËR ABUZUESIT ME ÇMIMET

Pas rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi ju bërri thirrje bizneseve që mos të manipulojnë me rritjen e çmimeve në të kundërtën, sipas tij, do të përballen me sanksionime, raporton KlanMacedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

‘Ne po përcjellim këto tre ditë ndodhitë në tregun e lirë dhe një porosi gjithë bizneseve dhe atyre të cilët operojnë në tregun e lirë, se duhet të kenë kujdes se sjellja e tyre jo etike dhe jo e moralshme do sjellë pasoja ndaj mënyrës së si ata funksionojnë se është e pamundur të pranojmë që mund të ketë në dy ditë rritje të këtillë të 20% të çmimeve të produkteve, kur kosotoja e të njejtit product për 24 orë nuk mund të jetë e rritur për 20%. Kjo është vetëm manipulim me qytetarët dhe fatin e qytetarëve. Inspektorati do e bënë punën e vet dhe shumë shpejtë do e shohim një lëvizje të shumica e atyre që këtë po e bëjnë” – tha Fatmir Bytyqi, zv/kryeministri për çështje ekonomike.

Sipas Bytyqit, masat antikrizë që po i paralajmëron Qeveria do të jenë të targetuara për qytetarët më me nevojë dhe për bizneset të cilat janë të goditura.

“Masat antikrizë janë të lidhura me rebalansin e buxhetit. Gjithsesi ne kemi thënë se masat anti krizë nuk mund më siç ishin në periudhën e Covidit, nuk mund të jenë të përgjithshme. Ekziston periudha kur në mënyrë të përgjithshme merren masa të ndryshme, por ata më shumë kanë efekte negative se sa pozitive. Ne kemi ndarë pothuajse 73 milion euro për masa antikrizë, të cilat do të jenë të targetuara për qytetarët më me nevojë dhe eventualisht për bizneset të cilat janë të goditura” – deklaroi Bytyqi.

Përndryshe nga dita e Martë ku edhe skaduan masat anti krizë derivatet e naftës pësuan ndryshime të mëdha, produktet bazë ushqimore më nuk shiten me zero për qind TVSH.

Buka, mielli tip 400, vaji i lulediellit për gatim, qumështi, orizi dhe vezët po shiten me 5% TVSH. Shitoret veçmë kanë rritur çmimet e produkteve. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share