Shkupi në vendin e tretë me ajrin më të ndotur në botë

Indeksi i cilësisë së ajrit është 187 AQI

Përkundër kohës me diell e pa mjegull, mëngjesin e ditës së sotme Shkupi u ngjit për dy vende më lartë se dita e djeshme sa i përket ndotjes së ajrit, duke u renditur në vendit e tretë me ajrin më të ndotur në botë, menjëherë pas Bishkekut të Kirgistanit dhe Lahorit të Pakistanit,

Sipas publikimit në ueb-faqen e “Igair.com”, thuhet se indeksi i cilësisë së ajrit është 187 AQI. Gjegjësisht, Grimcat e PM 2.5 janë 125.1 mikgrogramë, ndërkaq ata të PM10 janë 182.6 mikrogramë. Më së shumti ndotje kanë matur stacionet në Lisiçe, Gazi Babë, Qendër dhe Rektorat.

Shkupi është i vetmi qytet nga Kontinenti Evropian në listën me dhjetë qytetet më të ndotura në botë.

Në qytetin e Shkupit, por edhe në qytetet tjera, kanë hyrë në fuqi masat për tejkalimin e pragut të alarmit.

Rekomandimet kanë të bëjnë në lidhje me lëshimin nga puna të të sëmurëve kronik, riorganizim të orarit të punës për personat që punojnë në ambient të hapur, të mos organizohen gara sportive dhe manifestime kulturore në ambient të hapur, instalimet që posedojnë leje A, ta zvogëlojnë kapacitetin e prodhimit në gjysmë, komunat ta ulin deri në 50% përdorimin e automjeteve zyrtare, ndërkaq rekomandohet edhe kufizimi i punëve të objekteve ndërtimore deri në ndalimin e vlefshmërisë së këtyre rekomandimeve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share