Bytyqi: Këtë vit ne kemi paguar mbështetje financiare rekorde për kompanitë prej 39,6 milionë euro përmes LMFI

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në konferencën e përbashkët për shtyp, i prezantuan të për pagesën e ndihmës shtetërore sipas Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve (LMFI), i cili është pjesë e Planit të Rritjes Ekonomike, të sjellur në vitin 2017, përmes të cilit Qeveria ofron ndihmë dhe mbështetje për kompanitë vendase për zhvillim dhe investime të reja, pra për punësime të reja dhe synohet të mbështesë zhvillimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive vendase.

Në vijim, ua përcjellim në mënyrë integrale fjalimin zëvendëskryeministri Bytyqi:

Ju faleminderit që erdhët në këtë konferencë për shtyp, të cilën e mbaj për herë të katërt që nga viti 2020, kjo është një konferencë tradicionale për shtyp me të cilën e mbyllim çdo vit me lajme pozitive. Sot do të prezantojmë të dhënat për pagesën e ndihmës shtetërore në bazë të Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, i cili është pjesë e Planit të Rritjes Ekonomike, përmes të cilit ne ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për kompanitë vendase për zhvillim dhe investime të reja, e me të edhe të punësuarit e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Plani i Rritjes Ekonomike, i cili synon të mbështesë zhvillimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive vendase, u soll në vitin 2017, pagesat e para për kompanitë bëhen në fund të vitit 2018.

Deri në sjelljen e Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, ose siç e quajmë shkurt LMFI, situata është si vijon: 0 kompani vendase të mbështetura, me 0 mbështetje financiare për investimet e tyre.
LMFI fillimisht solli të njëjtin trajtim për kompanitë vendase dhe të huaja në mbështetjen e investimeve të tyre dhe tani pas 6 vitesh kemi situatën si vijon:
Aktualisht i gjithë portofoli në kabinetin tim përbëhet nga 919 kompani, të cilat në këto 6 vite kanë investuar mbi 500 milionë euro dhe ne u kemi paguar 100 milionë euro mbështetje financiare.

Së treti, me këtë mbështetje ne forcojmë besimin dhe partneritetin midis ekonomisë dhe institucioneve, sepse nëse më parë ka pasur frikë për të kërkuar ndonjë mbështetje nga shteti, sepse kjo nënkuptonte inspektime dhe shantazhe, sot kemi një pamje krejtësisht tjetër, jo vetëm të pagesës së rregullt, të cilën e kemi bërë 2 vite më parë në dy këste vjetore për të ndihmuar kompanitë me likuiditetin e tyre gjatë krizës, por edhe nga viti 2020 me fillimin e mandatit tim, kemi pagesën 100% të ndihmës shtetërore.

Ju mund ta shihni këtë qartë në grafikun pas meje.

Këtë vit kemi paguar një shumë rekorde të mbështetjes financiare për kompanitë.
39,6 milionë euro janë paguar për 513 kompani, të cilat në vitin e fundit 2022 kanë realizuar investime totale prej 153,3 milionë euro.

Që nga fillimi i mandatit janë disa gjëra për të cilat jam duke punuar vazhdimisht, pjesë e të cilave është zhvillimi i barabartë rajonal. Sepse për mua pabarazia që ka më shumë ndikim negativ është pabarazia për shkak të përjashtimit. Besoj se gjithëpërfshirja dhe mundësia e dhënë janë e vetmja përgjigje e përshtatshme, si dhe diskriminimi pozitiv deri në riparimin e dëmit të bërë. Kjo është arsyeja pse në vitin 2021 kemi bërë një ndryshim në Ligj që parashikon një pagesë më të madhe të ndihmës për ato kompani nga rajonet më pak të zhvilluara.

Këtë vit do të shihni edhe në grafikun pas meje se kemi shpërndarjen më të madhe rajonale të fondeve se çdo vit më parë.
70 për qind e kompanive të mbështetura si dhe mjetet e paguara janë për kompanitë jashtë rajonit të Shkupit.

Në këtë grafik mund të shihni shpërndarjen e mbështetjes financiare, për këtë vit, sipas rajoneve, të paguara nga Qeveria.

Kurse në tjetrën mund të shihni numrin e kompanive, investimet e tyre dhe mbështetjen që kanë marrë, sipas rajoneve, të shprehura në vlera absolute.

Zhvillimi i qëndrueshëm, i barabartë dhe gjithëpërfshirës i shtetit është angazhim politik i kësaj Qeverie. Çdo qytetar, pavarësisht nga vendbanimi i tij, meriton një mundësi, kushte të krijuara dhe një shans për jetë cilësore në vendbanimin e tij. Kjo do të mundësojë edhe rivitalizimin gradual demografik të rajoneve duke “lehtësuar” ngadalë fokusin e centralizuar në kryeqytet prej vitesh.

Këtë vit vizitova një numër të madh kompanish që ne i mbështesim përmes këtij Ligji në mënyrë që të flasim dhe të dëgjojmë se cilat janë nevojat e tyre reale, që të mund të përgjigjemi në mënyrën e duhur. Pikërisht për këtë kemi bërë pagesën në dy këste, sepse kemi dashur të inkurajojmë dhe mbështesim kompanitë që kanë investuar dhe janë zhvilluar edhe në kohë krize. Le t’u mundësojmë likuiditet të freskët. Por edhe për të garantuar sigurinë për të punësuarit e tyre dhe mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës. Këtë konsideroj se e kemi realizuar me sukses, sepse të njëjtën gjë e konfirmojnë edhe kompanitë.

Në këto 6 vite kemi arritur të rrisim mbështetjen e shtetit për kompanitë për 12,7 herë, nga 3,1 milionë euro në pagesën e parë në vitin 2018, në 39,6 milionë euro këtë vit. E cila krahasuar me 0 ndihmën shtetërore për kompanitë vendase në vitin 2017 tashmë është një krahasim që nuk ka nevojë të bëhet.

Në grafik mund të shihni se si rritet mbështetja për kompanitë me kalimin e viteve. Rritje të ndjeshme ka pasur në të gjitha vitet, me përjashtim të vitit 2021, që është vit i krizës së Covid-it, por gjithsesi arritëm të rrisim mbështetjen edhe në ato kushte dhe ta paguajmë 100%. Gjë që konfirmon përkushtimin tonë.

Me mbështetjen e shtuar, arritëm të rrisim investimet e kompanive, të cilat investojnë në zhvillim dhe rritje të konkurrueshmërisë. Ia arritëm të rrisim besimin dhe të forcojmë marrëdhëniet e partneritetit. Ia arritëm të rrisim parashikueshmërinë duke paguar 100% mbështetje financiare nga viti 2020 e në vazhdim, si dhe duke iu përgjigjur nevojave reale të kompanive. Ia arritëm të mbështesim krizat vërtet të mëdha që kemi pasur në 3 vitet e fundit, por edhe t’i nxisim dhe inkurajojmë kompanitë të investojnë, të shohin mundësi edhe në sfida. Gjëja më e rëndësishme është që ne arritëm të ruanim vendet e punës dhe të hapnim të reja, të paguara me dinjitet. Vitin e kaluar arritëm të prezantojmë asistentin e parë digjital të bazuar në inteligjencën artificiale, i pari në sektorin publik në rajon. Nëpërmjet ADA-së, të gjithë mund të marrin informacion të shpejtë, të njëjtë, të lehtë për t’u kuptuar në lidhje me kushtet e investimit, pa e mbajtur askush informacionin si një vegël për manipulim. Ia arritëm të rrisim transparencën dhe të zvogëlojmë mundësinë e abuzimit.

Ajo që kemi përpara dhe që duhet të përfundojmë është digjitalizimi i plotë i ndihmës shtetërore, këtë do ta bëjmë përmes Sistemit Informativ të Menaxhimit për ndihmën shtetërore, të cilin në projektin e punës e quajmë SAMIS, që tashmë jemi duke e punuar me Bankën Botërore dhe duhet të bëhet së shpejti. Kjo gjithashtu do të mundësojë transparencën dhe reduktimin e korrupsionit. Është e rëndësishme që nëpërmjet këtij sistemi të jetë e lehtë të monitorohen të gjitha pagesat për ndihmën shtetërore dhe të mund të monitorohen efektet dhe ndikimi i saj.

Hapi tjetër është që të orientojmë të gjithë ndihmën shtetërore drejt zhvillimit të dëshiruar në industritë që sjellin vlerën më të madhe të shtuar.

Angazhimi im ka qenë gjithmonë në drejtim të ristrukturimit të ekonomisë sonë të brendshme. Më pak se një muaj më parë, Qeveria votoi Specializimin e Mençur, i cili veçon 4 degë strategjike ekonomike për zhvillimin e vendit tonë, tani duhet të mbështesim me mençuri atje ku është e rëndësishme, ku ndikimi në zhvillimin tonë të ardhshëm do të jetë më i madh.

Në fillim të vitit të ardhshëm presim që Strategjia Kombëtare për Zhvillim të votohet në Kuvend. E cila do të jetë vizioni ombrellë për zhvillimin e vendit tonë në 20 vitet e ardhshme. Për mua ky është një nga proceset më të rëndësishme që kemi bërë që nga pavarësia dhe votimi dhe miratimi i tij në Kuvend do të thotë që për herë të parë kemi arritur një konsensus që prioritetet shtetërore të kenë përparësi ndaj prioriteteve partiake dhe personale.
Në fillim të vitit të ardhshëm do të mbajmë edhe një takim të gjerë të përbashkët me ju gazetarë në mënyrë që t’i keni të gjitha detajet që t’ua transmetoni bashkëqytetarëve tanë.

Në fund,

do të doja t’u drejtohesha edhe kompanive tona vendase. T’i përgëzoj dhe t’i falënderoj për këmbënguljen, profesionalizmin dhe qëndrueshmërinë që kanë treguar në vitet e fundit.

Përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve në gjashtë vitet e fundit ju keni investuar mbi gjysmë miliardë euro në vendin tonë dhe për mua është një akt patriotik më i lartë. Së bashku, ne kontribuojmë në ristrukturimin e ekonomisë vendase dhe ju merrni mbështetje reale që është e parashikueshme dhe i ndjek nevojat tuaja zhvillimore. Në këto 6 vite Qeveria ju ka ndjekur në investimet tuaja me rreth 100 milionë euro. Ky sukses i vërtetë i përbashkët do të vazhdojë edhe më tej, si investim në atë që është e jona, e përbashkët dhe që ka rëndësi për të gjithë ne.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share