Bukuroshja shqiptare Endi Demneri renditet në Top 5 në “Miss Universe”!

Bukuroshja shqiptare Endi Demneri po përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 72-të të “Miss Universe”. Këtë të enjte është mbajtur gjysmëfinalja e “Miss Universe”, dhe bukuroshja shqiptare ka shkëlqyer.

Endi Demneri renditet në Top 5 në “Miss Universe”!

Endi rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e saj, gjë e cila u përkthye edhe në vota, pasi bukuroshja shqiptare u rikonfirmua në ‘Top 5’ vajzat pretendente për fitore.

Në këtë konkurs, Endi Demneri vjen me një kauzë të veçantë, një sëmundje të cilin e ka luftuar dhe kërkon që të ndihmojë edhe vajzat që preken. “Është një sëmundje që quhet endometriosis. Kjo është kauza ime në ‘Miss Universe’. Dua të bëj vajzat e vogla dhe në moshën time, as nuk diskutohet, të kuptojnë që në qoftë se nuk ndihen mirë me veten.

Endi Demneri renditet në Top 5 në “Miss Universe”!

Ka një gjë që s’shkon, nuk kanë dëshirën për të filluar ditën, dëshirën për të ndërmarrë gjëra për veten e tyre, është me të vërtetë një gjë që nuk shkon te to. Duhet kuptuar që asgjë nuk të ndalon ty, e vetmja gjë që mund të të ndalojë është një sëmundje që në Shqipëri dhe në vendet e vogla akoma nuk njihet”, ka treguar ajo.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share