Britania shpall emergjencën për shkak të të nxehtit

Ekspertët i kanë bërë thirrje njerëzve që të kenë kujdes si dhe të shmangin daljet në orët e pikut

Një emergjencë kombëtare është shpallur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pasi temperaturat pritet që të kalojnë mbi 40 gradë Celsius.

Paralajmërimi më i lartë i Met Office u shpall për Londrën, Mançesterin dhe Jorkun i cili do të mbetet në fuqi gjatë gjithë fundjavës si dhe të hënën dhe të martën.

Ekspertët i kanë bërë thirrje njerëzve që të kenë kujdes si dhe të shmangin daljet në orët e pikut. Njerëzve u kërkohet të qëndrojnë të hidratuar, të mbajnë perdet e mbyllura dhe të qëndrojnë larg diellit të mesditës.

Ka të ngjarë kufizime të orareve të udhëtimeve në linjat hekurudhore, disa shkolla do të mbyllen më herët dhe vizitat jo emergjente në spitale do të anulohen. Shërbimi i Transportit për Londrën gjithashtu u ka kërkuar njerëzve në kryeqytet që të udhëtojnë vetëm për “udhëtime thelbësore” .

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar lëshoi ​​alarmin e saj më të lartë të nxehtësisë katër për organet shëndetësore dhe të kujdesit – paralajmërimi se sëmundjet e ndryshme si edhe vdekjet nga i nxehti mund që të rriten gjatë këtyre ditëve.

Është hera e parë që lëshohet një paralajmërim i kuq i nxehtësisë. Moti në fillim të javës së ardhshme parashikohet të jetë shumë i nxehtë, kjo sipas ekspertëve është e pazakontë në Britani, të nxitura kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike. Temperatura më e lartë e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar ishte 38.7 gradë Celsius në Kembrixh në 2019.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share