Bëri thirrje të digjen fëmijët ukrainas, Rusia pezullon nga puna prezantuesin në televizionin shtetëror rus

Televizioni shtetëror rus RT ka pezulluar dhe dënuar një nga prezantuesit kryesorë të tij, Anton Krasovsky pasi ky i fundit bëri thirrje për djegien dhe mbytjen e fëmijëve ukrainas. Deklaratat e tij në televizion shkaktuan bujë të madhe.

Krasovsky po i përgjigjej shkrimtarit Sergei Lukyanenko, i cili tha se në Ukrainën perëndimore në vitin 1980 kishte dëgjuar fëmijë duke thënë “Ukraina është e pushtuar nga moskovitët”. Në intervistë Krasovsky buzëqeshi duke thënë: “Vetëm mbytini ata fëmijë, mbytini”. Ose tha ai “ato mund të futen në kasolle dhe të digjen”. Ai gjithashtu bëri shaka për ushtarët rusë që përdhunonin gjyshet ukrainase.

Kryeredaktori i televizionit shtetëror rus RT, Margarita Simonyan, dënoi komentet e Krasovsky si “të egra dhe të neveritshme”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ukraina e ka akuzuar kanalin për nxitje të gjenocidit. Televizioni shtetëror rus u ka dhënë shumë kohë për transmetim ekspertëve dhe prezantuesve që mbështesin fuqishëm luftën kundër Ukrainës dhe bëjnë thirrje për më shumë agresion ushtarak. Ata hedhin poshtë në mënyrë rutinore provat e mizorive ruse, duke pretenduar se ato janë “fabrikime” ukrainase duke i bërë jehonë pozicionit të Kremlinit.

Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili merret me krime të rënda, po heton tani komentet e Krasovsky, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë ligji rus, nëse ka, mund të ketë shkelur.

Ditën e djeshme Krasovsky kërkoi falje, duke thënë “epo, kjo ndodh kur je në transmetim “. Ai tha se ishte “me të vërtetë i turpëruar”.

Për dy vitet e fundit Krasovsky ka qenë drejtor i transmetimeve në televizionin rus RT. Ai është nën sanksionet e BE-së për shkak të mbështetjes së tij të fortë për pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin./tvklan.al

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share