Brazili do Mourinho

Federata e futbollit ka dërguar një ndërmjetës të nisë bisedimet, në garë edhe Portugalia

Brazili ka shfaqur interes për të ulur në stolin e kombëtares portugezin Zhoze Murinjo.Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, tekniku i Romës ndodhet në Portugali për të festuar Krishtlindjen me familjen e tij.

Por në vendlindjen e 59-vjeçarit, do të udhëtojë një përfaqësues i Federatës Braziliane të Futbollit, i cili do të flasë për kalimin e mundshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pep Guardiola i ka refuzuar më parë, me Carlo Ancelottin që dëshiron të qëndrojë në Real Madrid.

Ednaldo Rodrigues, kreu i institucionit Brazilian të futbollit, ka vendosur të drejtojë personalisht bisedimet dhe ai ka udhëzuar një menaxher të njohur që të nisë komunikimin dhe të shikojë se sa i gatshëm është portugezi, por edhe trajnerë të tjerë të njohur të botës për ta marrë këtë detyrë.

Ndërmjetësi ka marrëdhënie të shkëlqyera me Jorge Mendes, i cili përfaqëson Mourinhon.

Brazili dëshiron një përgjigje deri në fund të janarit, por edhe federate portugeze e futbollit e shikon 59-vjeçarin si teknikun që mund të marrë drejtimin e luzitanëve.

Vetë portugezi nuk do ta refuzonte një ofertë të mirë. Te Roma ai nuk është i kënaqur për shkak të ambicieve të klubit dhe sjelljes së disa futbollistëve. Për më tepër drejtuesit ia kanë bërë të qartë se financiat jnë të limituara, për shkak të Fair Play financiar. Kontrata Murinjos i përfiundon në 2024.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share