CR7 i kërkon largimin United

Ylli portugez nuk dëshiron më që të qëndrojë te “djajtë e kuq” pasi synon që të luajë në Ligën e Kampioneve

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Cristiano Ronaldo i ka thënë Manchester United se dëshiron që të largohet këtë verë, pasi është i shqetësuar se klubi nuk do të mund të konkurojë për trofetë më të rëndësishëm.

Sulmuesi 37-vjeçar ka qenë i pakënaqur në shtatë muajt e fundit te “djajtë e kuq” dhe i ka kërkuar drejtuesve që ta lënë të ikë nëse vjen një ofertë e kënaqshme, raporton “Daily Mail”.

Ai dëshiron të ndeshet në Ligën e Kampioneve, e mendon se ka mundësi të luajë në nivele të larta edhe në 3-4 vitet e ardhshme.

Por United këmbëngul se ylli portugez nuk është në shitje e ka theksuar se ai ka kontratë edhe për një tjetër sezon. Trajnerin e ri Erik ten Hag nuk do ta pengonte një largim, pasi mendon se kjo do të mundësojë që të bëhen afrime të tjera më të goditura.

Ajo që e ka shqetësuar 37-vjeçarin është mungesa e rezultateve të mira pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer-it në Nëntor.

Agjenti i tij, Jorge Mendes, ka folur me klubet e Bajern Mynihut, Çelsit dhe Napolit në javët e fundit për të testuar nëse ka hapësira për një transferim të mundshëm, por deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje.

Vështirësia për portugezin është se cili klub do të jetë në gjendje që të plotësojë ambiciet e tij e po ashtu të jetë në gjendje që t’i plotësojë kërkesat financiare.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share