Borrell: Izraeli ka të drejtë të mbrohet sipas së drejtës ndërkombëtare

Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka lëshuar një qëndrim pas sulmit të grupit terrorist Hamas mbi Izraelin.

Ai ka thënë se BE dënon në termat më të ashpër sulmet e dhunshme ndaj Izraelit dhe shqetësohet për humbjet e jetëve.

“BE thërret për ndërprerje të menjëhershme të këtyre sulmeve të pakuptimta, të cilat rrisin më tej tensionet në rajon dhe minojnë seriozisht aspirata për paqe të popullit palestinez”, thuhet në qëndrimin e Borrell, përcjell KlanKosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“BE-ja qëndron në solidarizim me Izraelin që ka të drejtë ta mbrojë veten në linjë me ligjet ndërkombëtare, në përballje me dhunën e tillë dhe sulmet”.

Ai ka bërë ftesë që të punohet për paqe të qëndrueshme në Lindje të Mesme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share