Këshilli i Sigurimit kërkon armëpushim në Gaza

Votimi i projekt-rezolutës të Martën pritet të kundërshtohet nga SHBA-ja e cila synon të vendosë veton

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po synon të votojë një rezolutë për armëpushim të menjëhershëm humanitar në  Gaza. Ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield ka bërë të ditur se do të përdorë veton pasi kjo mund të rrezikojë negociatat për një pauze në luftë.

“Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin veprimin mbi këtë projekt-rezolutë. Nëse ajo del për votim siç është hartuar, ajo nuk do të miratohet. Është kritike që palët e tjera t’i japin këtij procesi shanset më të mira për të pasur sukses, në vend që të shtyjnë për një zgjidhje të qëndrueshme,” tha Thomas-Greenfield në një deklaratë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për t’u miratuar, rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka nevojë për të paktën 9 vota pro dhe asnjë veto nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina apo Rusia. Uashingtoni ka abstenuar dy herë, duke lejuar Këshillin të miratojë rezoluta që synonin të nxisnin ndihmën humanitare për Gazën dhe bëri thirrje për pauza urgjente dhe të zgjatura humanitare në luftime.

Votimi i i Këshillit vjen pasi Izraeli gjithashtu planifikon të sulmojë Rafah në Gazën jugore, ku më shumë se 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim, duke nxitur shqetësimin ndërkombëtar se një veprim i tillë do të përkeqësonte ndjeshëm krizën humanitare në Gaza.

Megjithatë bisedimet për të rënë dakord për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza nuk janë shumë premtuese në ditët e fundit, sipas Katarit. Kjo vjen pasi kryeministri izraelit tha se do të vazhdojë me planet për një pushtim tokësor të Rafahut. Ndërkohë, Hamasi ka fajësuar Izraelin për mungesën e përparimit në arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, ndërasa bisedimet janë duke u zhvilluar në Kajro.

Ndërkaq luftimet intensive vijojnë ende në enklavën tashmë të shkatërruar. Spitali “Nasser” është plotësisht jashtë shërbimit. Shefi i OBSH-së ka bërë të ditur se rreth 200 pacientë ndodhen brenda objektit të dytë më të madh mjekësor të Gazës, i cili ka qenë nën një rrethim izraelit për gati një muaj.

Në Tel Aviv mijëra izraelitë u mblodhën jashtë selisë ushtarake duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbetura të Hamasit në Gaza. Ata mbanin fotografi dhe tabela, duke përfshirë një ku shkruhej: “Koha po mbaron!”

Demonstruesit bënë thirrje për zgjedhje të menjëhershme në Izrael dhe thanë se qeveria po shikon interesat e saj. Disa protestues ndezën zjarr, ndërsa të tjerë kënduan këngë patriotike dhe mbanin pankarta që kritikonin Netanyahun.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share