Bojaxhievska: Dikur studentët rriheshin nëse reagonin, ndërsa sot nuk u prek asnjë

Dallimi prej para 7 viteve dhe me ndryshimin e qeverisë në vend, studentët janë më të lirë në reagimet e tyre. Kështu mendon profesorja universitare, Maja Bojaxhievska e ftuar në emisionin Klan Debat. Sipas saj, studentët sot nuk u rrahën, ndërsa dikur rriheshin me forca speciale, përcjell Klan Maqedoni.

“Përfitimi i sotëm është se studentët në reagimet e tyre, nuk janë rrahur. Dikur studentët rriheshin, ju kujtohet dolën forcat speciale në rrugë. Ju kujtohet kur Miko Çavkovi nxorri autoblinde në rrugë dhe forca speciale për t’i shuar protestat studentore”, deklaroi Maja Bojaxhievska./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share