Gjoba për 271 shoferë në Shkup, 87 për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (19.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 271 masa, nga të cilat 87 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 26 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 36 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, nëntë masa për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara.

Shtatë sanksione janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për moslejimin e rrugës për këmbësorët, tetë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, thuhet në kumtesën e MPB-së

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share