Maroku në zi pas tërmetit, më shumë se 2100 të vdekur

Banoret e Marrakesh e kalojnë natën jashtë

Ekipet emergjencave në Marok po kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja pas tërmetit që tronditi vendin.

Të paktën 2122 njerëz kanë vdekur, 2421 janë plagosur, ndërsa të paktën 1400 në gjendje kritike për jetën pas tërmetit te së premtes mbrëma me magnitudë 6.8 të shkallës Richter.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në qytetin e Marrakesh, shumë banorë kaluan natën duke fjetur në rrugë  me të frikën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Shkatërrimet më të mëdha ka qenë në zona të izoluara malore, të cilat janë të vështira për t’u aksesuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Dëmet nga ky tërmet i fuqishëm janë të konsiderueshme. Ndërtesa të shumta në qytetin e vjetër të Marrakesh janë shembur, një vend i njohur i Trashëgimisë Botërore i vizituar çdo vit nga miliona turiste nga e gjithë bota.

Mbreti Mohammed VI i Marokut shpalli tre ditë zie dhe urdhëroi xhamitë në mbarë vendin të mbajnë lutje për viktimat.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share