Blerim Xhemaili në fund të sezonit i thotë lamtumirë futbollit

Futbollisti i kombëtares zviceran Blerim Xhemali nga Bogovina i cili jeton dhe vepron në Zvicër, pas 20 vitesh me shumë tituj, ish anëtari i kombëtares së Zvicrës dhe legjenda e FC Zurich, i thotë lamtumirë futbollit profesionist në moshën 37-vjeçare në fund të sezonit, njofton mediumi zviceran “BLick”.

Xhemaili njofton tërheqjen në fund të sezonit.

“Faleminderit. Falënderoj familjen time, falënderoj të gjithë tifozët, veçanërisht tribunën jugore.
Faleminderit të gjithë presidentëve, drejtorëve sportivë dhe shokëve të skuadrës. Ju të gjithë më keni bërë ky që jam. Faleminderit për gjithçka!”, ka thënë Xhemaili.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share