Formula1: Gara e fundit për kampionin e botës, Vettel mbledh pilotët për darkë

Gara e Abu Dhabi, që do të zhvillohet ditën e diel në pistën e Yas Marina, do të jetë e fundit për pilotin gjrman Sebastian Vettel. 4 herë kampioni i botës në Formula 1, që aktualisht garon me Aston Martin, ka mbledhur të gjithë pilotët në një darkë, për t’u dhënë lamtumirën.

“Nuk ishte e lehtë të gjeja një restorant që të ishte ideal për të gjithë, por në fund gjithçka ishe argëtuese”, u shprehën pilotët pas darkës, që u argëtuan edhe pse jo të gjithë shkojnë mirë mes tyre. Gjithsesi, foto e bërë pas darkës, me të 20 pilotët, tregon respektin që ata kanë për Vettel.

“Një mbrëmje e paharrueshme”, tha Lewis Hamilton. “Bashkë me Vettel erdhëm në Formula 1 shumë të rinj, por në këtë sport u rritëm dhe u bëmë burra. Çfarëdo ndodh në pistë, ne bëhemi njerëz më të mirë çdo ditë. Fakti që u mblodhëm të gjithë në darkë prë të festuar karrierën e Vettel është një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë”, shtoi më tej britaniku.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share