KB Çairi 2030, ka filluar përgatitjet për sezonin e ri

Kampionati i ri fillon më 9 tetor

Klubi i basketbollit Çairi 2030, ka filluar me përgatitje pë kampionatin e ri në Superligën e basketbollit vendor. Ekipi që drejtohet nga trajneri Erhan Ramadani e vetëdijshëm për sfidat që e presin në sezonin e parë në elitën e basketbollit vendor. Nga ana tjetër drejtuesit be klubit krahas kushteve tjera kanë sjell edhe përforcime si me kohë ka bërë të gjitha parapërgatitjet e duhura, ndërsa në ekip kanë sjell tre lojtar amerikan Xhejms Hellzer, Deril Stroter dhe Jusuf Mohamed. Nga ana tjetër kanë vazhduar kontratat edhe lojtarët që e arritën kualifikimin në elitën e basketbollit Kamberi, Ramani, Ismani, Xheladini, Thaçi, Aleksandrovski, Rexha dhe kapiteni Rushiti.

Trajneri Erhan Ramadani pë KlanMaqedoni, tha se përgatitjet kanë filluqar me 30 gusht “Të njejtat do të zgjatin deri më 9 tetor kur pritet të fillon kampionati i ri. Gjatë fazes përgatitore do të zhvillojmë edhe katër ndeshje kontrolluese, ndërsa emrat e kundërshtarëve do të mësohen së shpejti. Për fillim jam I kënaqur me punën e ekipit” tha ai

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë prurja më e re është trajneri i ri Erkam Ismaili, i diplomuar në lëminë e basketbollit në Turqi dhe ndjekës i seminareve botërore për ngritje të kapaciteteve në basketboll!

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share