Biden zotohet të zgjerojë murin kufitar në Meksikë

Ndryshimi nuk është devijim nga politika e 2021 sepse fondet gjatë mandatit të Trump duhej të shpenzohen

Joe Biden do të zgjerojë murin në kufirin me Meksikën, në përpjekje për të frenuar numrin rekord të emigrantëve, duke iu rikthyer një politike të miratuar gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, por të kundërshtuar prej tij.

Në një njoftim të botuar në Regjistrin Federal, Administrata tha se ky vendim nuk thyente premtimin e mëparshëm të Biden për të mos ndërtuar më shumë mure kufitare, por paratë që u ndanë gjatë mandatit të Trump në 2019 duhej të shpenzohen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I pyetur nga gazetarët nëse muri përgjatë kufirit funksionon, Biden tha “jo”, por shtoi se administrata duhej t’i përdorte fondet.

“Unë u përpoqa t’i bëja që të ripërvetësonin për t’i ridrejtuar ato para. Ata nuk e bënë. Ata nuk do ta bënin. Dhe ndërkohë, nuk ka asgjë tjetër sipas ligjit përveçse ata duhet të përdorin paratë për atë që është e përshtatshme. Unë nuk mund ta ndaloj një gjë të tillë.”

Ish-presidenti Trump e quajti fitore ndryshimin e qëndrimit të pasardhësit të tij dhe tha se Biden duhet t’i kërkonte falje.

“Siç e kam thënë shpesh, në mijëra vjet, vetëm dy gjëra kanë funksionuar vazhdimisht: rrotat dhe muret!”. “A do të kërkojë falje Joe Biden ndaj meje dhe Amerikës që iu desh kaq shumë kohë të vepronte?” shkruajti ai në rrjetet sociale.

Ndërkaq presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador e quajti lëvizjen e Shtëpisë së Bardhë një hap prapa. Sipas tij vendimi i administratës së Presidentit Biden për të vazhduar me barrierat kufitare bie ndesh me premtimin që ai bëri në fillim të mandatit të tij që një projekt-ligj gjithëpërfshirës që do të reformonte emigracionin e paligjshëm.

Fluksi i emigrantëve të paligshëm që kërkojnë të hynë në tokën amerikane ka shkaktuar tensione në kufi. Guvernatorët republikanë të shteteve pranë kufirit, të cilët thonë se Biden nuk ka bërë aq sa duhet për frenimin e tyre, kanë transportuar me autobuzë emigrantë në qytetet e kontrolluara nga demokratët, si Nju Jorku dhe Çikago.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share