Foli kundër luftës, dënohet me 7 vite burg opozitari rus

Një këshilltar në Moskë është dënuar me 7 vjet burg sepse foli kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Ky në fakt është dënimi i parë pas miratimit të ligjeve të reja që shënjestrojnë disidentët.

Alexei Gorinov, 60 vjeç, u arrestua në Prill, pasi u filmua duke kritikuar pushtimin në një takimi të Këshillit të qytetit. Sipas ligjit pas-lufte, kush shpërndan “fake news” rreth ushtrisë mund të përballet deri me 15 vite burg.

Gjykatësja që dha vendimin tha se këshilltari kishte kryer krim bazuar mbi urrejtjen politike dhe ka mashtruar rusët, duke i bërë ata të “ndiejnë ankth dhe frikë” për fushatën ushtarake.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë momentit që ishte në gjykatë, Gorinov mbajti një copë letër me fjalët që kishte shkruar me stilolaps: A nevojitet ende kjo luftë? Një zyrtar sigurie ngriti duart në përpjekje për të bllokuar mesazhin.

Këshilltari opozitar u arrestua në Prill pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Ai ishte kundër idesë që të mbahej një konkurs vizatimi për fëmijë kur në Ukrainë vdisnin fëmijë të tjerë.

Ai ishte përpjekur gjithashtu që mbledhjen e këshillit ta niste me një minutë heshtje për të kujtuar viktimat. Por kjo do të sillte burgosjen e tij. Ngjarja është dënuar nga aktivistë të tjerë opozitarë në Rusi./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share