Biden vlerëson trimërinë e Ukrainës: Putin po dështon!

Në fjalën e mbajtur krah homologut të tij ukrainas, Presidenti Biden komentoi kurajon e Ukrainës gjatë luftës, ndërsa theksoi se e kishte vizituar Kievin 6 herë të tjera gjatë kohës që kishte shërbyer si zv/president. “E dija që do rikthehesha”, tha ai.

“Putin mendoi se Ukraina ishte e dobët dhe se Perëndimi ishte i ndarë… ai po shpresonte që nuk do ishim të bashkuar. Po shpresonte në paaftësinë për të mbajtur NATO-n të bashkuar. Po shpresonte që ne nuk do ishim në gjendje për të sjellë të tjerë në anën e Ukrainës. Ai mendoi se do të mund të na tejkalonte. Nuk mendoj se beson të njëjtën gjë aktualisht. E kishte shumë gabim”, tha Biden, i cili shtoi: “Një vit më vonë, prova është këtu në këtë dhomë. Ne qëndrojmë të bashkuar”.

Sipas asaj që shkruan CNN, gjatë kohë që Zelensky dhe Biden ishin brenda katedrales St Michael në Kievin qendror, u dëgjuan sirenat e sulmeve ajrore.

Më herët, Biden tha se Washington-i do ta pajisë Kievin me një paketë të re ushtarake me vlerë 500 milionë dollarë, që do të bëhet publike të martën./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share