Një verë ndryshe, Italia dhe Greqia lehtësojnë masat anti-Covid

Pas gati dy vitesh, maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në Greqi nisur nga kjo e mërkurë, pasi vendi po përgatitet për sezonin turistik.

Deri më 15 shtator, qytetarët do të lejohen të hyjnë në të gjitha hapësirat e brendshme pa maskë, me përjashtim të spitaleve, azileve si dhe transportit publik. Studentët në shkolla dhe universitete gjithashtu nuk do të jenë të detyruar ta përdorin.

Por Greqia nuk është e vetmja që ka lehtësuar masat anti-Covid pasi edhe fqinji ynë tjetër Italia ka hequr kufizimet shenjë kjo se jeta po kthehet gjithnjë e më shumë në normalitet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vera për italianët dhe turistët që vendosin të kalojnë pushimet atje pritet të shijohet më tepër. Të gjithë udhëtarët e huaj që hyjnë në Itali nuk do tu nevojitet më pasaporta shëndetësore.

Më 15 qershor ky vend do ti t’i thotë zyrtarisht lamtumirë maskave në ambientet e mbyllura, si kinema, teatro, dhe për transportin publik.

Kujtojmë se pasaporta shëndetësore është ende e detyrueshme për të hyrë në disa vende evropiane por shumica e tyre tashmë kanë eliminuar masat anti-Covid.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share