Biden: Kërcënimi bërthamor i Putinit, rreziku më i madh që nga 1962

“LIDERI RUS NUK BERI BLOF KUR PERMENDI PERDORIMIN E ARSENALIT BERTHAMOR”

Në një fjalim në Nju Jork presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se kërcënimi bërthamor i Putin nuk duhet të anashkalohet dhe sipas tij ky është kërcënimi më i madh i tillë që nga kriza e raketave kubane. Zëdhënësi i Kremlinit i denoncoi komentet si një thirrje për të filluar një luftë tjetër botërore. Nga ana tjetër Zelensky ka bërë të ditur se NATO duhet të nisë sulme parandaluese ndaj Rusisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë të ditur se kërcënimi i presidentit rus Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore është kërcënimi më i madh i tillë që nga kriza e raketave kubane.

Biden bëri të ditur  se lideri rus “nuk po bënte shaka kur flet për përdorim të mundshëm të armëve bërthamore taktike ose armëve biologjike ose kimike, sepse ushtria e tij është shumë e sofistikuar.

Për herë të parë, ne kemi një kërcënim të drejtpërdrejtë për përdorimin e armëve bërthamore,” u tha Biden donatorëve demokratë në Nju Jork të enjten. Sipas agjencisë së lajmeve RIA, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i denoncoi komentet si “një thirrje për të filluar një luftë tjetër botërore me pasoja të paparashikueshme, monstruoze”.

SHBA dhe BE kanë thënë edhe më herët se sulmi bërthamor i Putinit duhet të merret seriozisht. Megjithatë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, javën e kaluar u shpreh  se SHBA nuk kishte parë asnjë shenjë se Rusia po përgatitej së shpejti të përdorte një armë bërthamore. Për disa muaj zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armët e shkatërrimit në masë, nëse pëson pengesa në fushën e betejës.

Në krizën e vitit 1962, Shtetet e Bashkuara nën Presidentin John Kennedy dhe Bashkimi Sovjetik nën udhëheqësin e tij, Nikita Hrushov, menduan që të përdornin armë bërthamore për shkak të pranisë së raketave sovjetike në Kubë. Konfrontimi konsiderohet nga shumë ekspertë si më i afërti që botës i ka ardhur ndonjëherë.

Putin, ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme, përfshirë arsenalin bërthamor të Rusisë, për të mbrojtur tokën ruse. Rusia aneksoi rajonet Donestk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia që përfaqësojnë rreth 15% të vendit, pasi mbajti ato që ajo i quajti referendum, vota të denoncuara nga Kievi dhe qeveritë perëndimore si të paligjshme.

Nga ana tjetër Zelenskiy ka bërë të ditur se NATO duhet të nisë sulme parandaluese ndaj Rusisë për të përjashtuar përdorimin e armëve bërthamore nga ana e saj. Një kundërofensivë ukrainase i ka shtyrë forcat ruse dhe kanë rifituar pjesë të mëdha të rajonit jugor të Khersonit si dhe në lindje të Ukrainës.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share