Plani britanik kundër azilit, shumë shqetësues

Organizata e OKB-së për refugjatët e cilëson shkelje të ligjit ndërkombëtar

Plani i qeverisë britanike për të dëbuar emigrantët e paligjshëm është cilësuar shumë shqetësues dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar nga Organizata e OKB-së për Refugjatët. Kryeministri britanik Rishi Sunak është zotuar për luftë duke deklaruar se nuk duhet të vendosin bandat kriminale se kush duhet të shkeli në Britaninë e Madhe.

Organizata bamirëse, ato për të drejtat e njeriut si dhe Organizata e OKB-së për Refugjatët kanë dënuar ligjin e azilit kunder emigranteve qe hyjne ilegalisht ne Britani. Përfaqësuesja e UNHCR-së në Mbretërinë e Bashkuar, Vicky Tennant është shprehur se masa shkel ligjin ndërkombëtar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Kjo në fakt po mbyll qasjen në azil për njerëzit që vijnë në mënyrë të parregullt. Ne besojmë se është një shkelje e qartë e Konventës së Refugjatëve dhe mbani mend se edhe njerëzit me pretendime shumë bindëse thjesht nuk do të kenë mundësinë t’i parashtrojnë ato,” u shpreh Tennant.

Gjithashtu ministrja e Brendshme Suella Braverman u shpreh se emigrantët duhet të ndalojnë së ardhuri këtu derisa bota ta dijë se nëse hynë ilegalisht, do të ndalohen dhe do të largohen me shpejtësi.

Ligji për azilin e propozuar nga qeveria është “shumë shqetësues” dhe do të bllokonte edhe ata që kanë një kërkesë bindëse, ka thënë agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, por kryeministri britanik ka cilësuar si një luftë.

Politika ime është shumë e thjeshtë. Është qeveria që duhet të vendosë se kush do të vijë këtu dhe jo bandat kriminale. Ata që kalojnë ilegalisht kanalin nuk po ikin nga një vend i shkatërruar nga lufta apo persekutimi apo një kërcënim i afërt për jetën, ata po paguajnë kontrabandistët me shuma të mëdha për të bërë këtë udhëtim të rrezikshëm dhe ndonjëherë tragjik. Ju nuk mund të bëni pretendime të rreme për të drejtat e njeriut. Ne do t’i ndalojmë ata që vijnë këtu ilegalisht dhe më pas do t’i largojmë brenda disa javësh, ose në vendin e tyre nëse është i sigurt ose në një vend të tretë të sigurt si Ruand”, deklaroi Rishi Sunak, Kryeministri i Britanisë së Madhe.

Masa është pjesë e përpjekjeve për të adresuar një rritje të numrit të njerëzve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe, i cili u rrit nga rreth 300 në 2018 në më shumë se 45,000 në 2022 mes tyre edhe dhjetra mijëra shqiptarë. Me ligjin e ri emigrantët do të bllokohen , nuk do të marrin lirimin me kusht ose nuk do të jenë në gjendje të kërkojnë rishikim gjyqësor për 28 ditët e para të paraburgimit. Politikanët e opozitës kanë vënë në pikëpyetje nëse planet e fundit do të ishin më efektive se përpjekjet e mëparshme.

Vitin e kaluar, ish-kryeministri Boris Johnson ra dakord për një marrëveshje për të dërguar dhjetëra mijëra emigrantë në Ruandë por kjo politikë është përballur me një betejë ligjore pasi fluturimi i parë i planifikuar i dëbimit u bllokua nga një urdhër i minutës së fundit të dhënë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ai u shpall i ligjshëm nga Gjykata e Lartë e Londrës në dhjetor, por kundërshtarët po kërkojnë ta apelojnë atë vendim.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share