Policia shqiptare vijon kontrollet në bregdet: Kapet skafi i vjedhur në Australi

Policia vijon kontrollet në vijën bregdetare në fillim të këtij sezoni turistik. Uniformat blu thonë se kanë bllokuar 3 mjete lundruese.

Në vendin e quajtur “Hunda e Marinës” në Sarandë, u bllokua një varkë plastike sepse drejtuesi i saj nuk kishte certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë si operator ekonomik në fushën e turizmit, si dhe sepse nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këto shkelje, drejtuesi i këtij mjeti, u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj.

Në liqenin e Shkodrës u bllokua një mjet lundrimi skaf pasi drejtuesi i tij nuk kishte në bord dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këtë shkelje, drejtuesi i këtij mjeti lundrues, u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në portin e Durrësit, si rezultat i veprimeve verifikuese të kryera në bashkëpunim me homologët gjermanë u bllokua skafi, me drejtues shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ky mjet lundrues është vjedhur në Australi.

Për 41-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share