Biden: E nesërmja në Gaza duhet të jetë pa ushtrinë izraelite!

Rreth 60 civilë palestinezë u gjetën të vdekur në lagjen Tal al-Hawa në Rripin e Gazës. Trupat u zbuluan pas tërheqjes së ushtrisë izraelite.

“Të paktën 60 trupa u numëruan. Disa trupa u varrosën në vend, të tjerët u dërguan në spitalet e afërta. Shumë trupa janë ende nën rrënoja. Forcat izraelite janë vendosur aty pranë dhe përpjekjet e shpëtimit po ndërpriten rregullisht. Shumica e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, disa trupa u hëngrën edhe nga qentë”, vuri në dukje Mahmoud Basal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile të Gazës.

Ushtria izraelite i justifikoi sulmet e fundit në Gaza me faktin se kishte gjetur dronë dhe armë të tjera në kompleksin luftarak të Hamasit brenda ish-selisë qendrore të UNRWA në qytetin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se ai mbeti i përkushtuar ndaj kornizës së armëpushimit në Gaza dhe akuzoi Hamasin se kishte bërë kërkesa që e kundërshtonin atë, pa thënë se cilat ishin ato kërkesa. Nga ana e tij, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka shprehur nga Uashingtoni zhgënjimin e tij për ecurinë e ngjarjeve në Gaza, por përsëriti faktin se Izraeli nuk duhet të qëndrojë më në Rripin e Gazës.

“E njoh mirë Izraelin dhe e mbështes Izraelin. Por, ky kabinet lufte është një nga kabinetet më konservatore të luftës në historinë e Izraelit. Dhe këtu nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare për zgjidhjen e dy shteteve. Pyetja ka qenë që në fillim. Cila është dita tjetër në Gaza? E nesërmja në Gaza duhet të jetë fundi, fundi i të nesërmes nuk duhet të ketë pushtim nga Izraeli në Rripin e Gazës”, shprehet Joe Biden.

Sakaq, Biden ka njoftuar në rrjetin social X se Izraeli edhe Hamasi kanë rënë dakord për planin e Shtëpisë së Bardhë për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share