Biden: Armët bërthamore në Bjellorusi, të rrezikshme

Rusia nis stërvitjet me raketa ndërkontinentale

Vendimi i Vladimir Putinit për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi shqetëson Presidentin amerikan Joe Biden.

“Është e rrezikshme kjo gjuhë që ai po përdor. Është shqetësuese”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Prania e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi është kërcënim i drejtpërdrejtë për vendet e NATO-s, pasi ato afrohen në kufijtë e 3 vendeve europiane të aleancës, Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Lufta në Ukrainë bëri që Rusia, për të parën herë që prej rënies së ish-Bashkimit Sovjetik, të nxjerrë jashtë territorit të saj armët bërthamore. Gjithsesi është ende e paqartë se kur do të bëhet zhvendosja e tyre.

Sakaq, Rusia ka nisur një stërvitje të gjerë me raketat ndërkontinentale të sistemit Jars. Ato kanë një rreze të jashtëzakonshme veprimi prej 12 mijë kilometrash që përfshin vendet europiane dhe perëndimin e Shteteve të Bashkuara.

Raketat mund të përdorin edhe koka bërthamore për të kryer sulme, ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur këtë sistem, të pathyeshëm.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share