Luftë Çeçenësh për Bahmutin

Beteja për Bahmutin mund të shndërrohet në një luftë çeçenësh, pas tërheqjes së njësisë famëkeqe Vagner.

Udhëheqësi i rajonit rus të Çeçenisë, Ramzan Kadirov, përmes një videomesazhi tha se militantët e tij janë gati të zëvendësojnë trupat Vagner në Bahmut, pikën më të nxehtë të luftimeve mes ukrainasve dhe rusëve muajt e fundit. Ndërhyrja e trupave të Kadirovit ishte vendimtare në marrjen e mundimshme të Mariupolit në muajt e parë të nisjes së luftës ruse në Ukrainë.

Por ndërkohë, gati për të intensifikuar luftimet në këtë qytet është edhe grupi i luftëtarëve të Ahmet Zakajevit. Ai është kryeministër i të ashtuquajturës, qeveri në mërgim e çeçenëve, kundërshtarë të dinastisë Kadirov. Militantët e tij kanë qenë të suksesshëm në përpjekjet për të ruajtur kontrollin e ushtrisë ukrainase në Bahmut.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share