Besimi: Nuk ndjehem fajtor – do të dëshmohet e vërteta

PROCESI GJYQËSOR U ANULUA PËR 14 TETOR

Në Gjykatën Themelore – Tetovë filloi procesi gjyqësor për zjarrin vdekjeprurës në Spitalin Modular në Tetovë, por gjykimi u ndërpre për shkak se dy nga tre të akuzuarit nuk ishin të pranishëm. Nga të akuzuarit I pranishëm ishte vetëm ish-Drejtori I Spitalit Klinik, Florin Besimi, ndërsa mungonin ish-Drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Boban Vuçevski, raporton Klan M.

Pasi Gjykatësi Jordan Velkov konstatoi se nuk janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit, anuloi nisjen e gjykimit për 14 Tetor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Florin Besimi ka kërkuar që përfaqësuesi I tij juridik të ketë mundësi qasjeje në dëshmitë që posedon gjykata. Pas përfundimit të seancës I akuzuari Besimi u shpreh I bindur se gjykata do ta dëshmojë pafajësinë e tij.

“Të gjitha që kam të them për këtë process gjyqësor për rastin tragjik, do ta them para gjykatës. Ju lus juve gazetarëve që ta përcillni këtë rast, për shkak se unë personalisht I besoj sistemit gjyqësor dhe jam I bindur se e vërteta do të dëshmohet. Kërkoj durim nga ana e mediave derisa të fillojë procesi, jam I bindur me fakte dhe argumente se do të dëshmohet e vërteta” – deklaroi Florin Besimi.

Në zjarrin që ndodhi më 8 Shtator të vitit të kaluar në spitalin modular në Tetovë jetën e humbën 12 pacientë dhe dy persona nga jashtë që në atë moment kishin qenë në spital, kurse ishin lënduar rëndë disa pacientë.

Prokuroria nëntë muaj kishte kryer hetime ku ishin bërë analiza dhe ekspertiza të ekspertëve nga MPB-ja, Fakultetit Teknologjik, Elektroinxhinjerë dhe ekspertë e hetues nga policia federale kriminalistike e Gjermanisë.

Në Tetor 2021 pas ekspertizës së MPB-së, Prokuroria njoftoi se zjarri në Spitalin Modular është shkaktuar si pasojë e një kablloje vazhduese të djegur, ku ka qenë I kyçur defibrilatori – aparati për reanimacion, mbushësi i celularit dhe një aparat tjetër. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share