Besi zbulon mesazhin e fundit me Xhensilën në skenën e “Zemër Luana”, tregon videon emocionuese!

Mbrëmja e sotme në spektlin “Zemër Luana” nën autorësinë e moderatimin e Luana Vjollcës iu dedikua festive të Nëntorit e të gjithë shqiptarëve kudo jetojnë, të cilët festojnë dhe kremtojnë me krenari e emocion 28-29 Nëntorin. Në spektaklin e sotëm nuk kishte si të mungonin lojërat e sfidat në lidhje me festat, këngët, vallet si edhe pyetje ngacmuese për të ftuarit tanë e jo vetëm.

Në këtë mbrëmje në lojëra janë përfshirë edhe kapitenët. Në lojën e shamisë ku kapitenët e të ftuarit duhet të vraponin për të marrë shaminë nga dora e moderatores, Luanës dhe personi që nuk kapte shaminë kishte dënim të zbulonte mesazhin e fundit me partneren.

Në këtë sfidë ishte Olsi ishte ai që u tregua më i shkathët dhe para tij “humbi” Besi, i cili nuk hezitoi aspak dhe tregoi mesazhin e fundit që kishtre me Xhensilën, dhe në bisedën me partneren e tij mesashi ishte një video e vajzës së tyre Ajka, që Xhensila i kishte derguar pak para se të futej në xhirime të “Zemër Luana”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share