Dyshime për fotomontazh, mediat heqin foton e Kate Middleton

Shtohen zërat se princesha 42-vjeçare mund të jetë e sëmurë rëndë

Fotografia e parë zyrtare e Kate Middelton, që u publikua pas ndërhyrjes së saj kirurgjikale, është hequr nga disa prej agjencive më të mëdha të lajmeve në botë për shkak të pretendimeve se ajo mund të jetë rregulluar me fotoshop.

AFP, Reuters dhe Associated Press kanë vënë në dukje një “mospërputhje në shtrirjen e dorës së majtë të Princeshës Charlotte”. Në foto shihet princesha e ulur, e rrethuar nga Princesha Charlotte, Princi Louis dhe Princi George, ky i fundit duke i mbështjellë duart rreth saj.

Shumica e agjensive të lajmeve ndjekin udhëzimet e tyre strikte për përdorimin e fotografive të edituara, duke i përdorur ato vetëm kur shoqërohen me një shpjegim se imazhi është ndryshuar nga origjinali.

Princesha e Uellsit kërkoi menjëherë falje në një postim të bërë në rrjetet sociale.

“Ashtu si shumë fotografë amatorë, unë eksperimentoj herë pas here me editimin. Doja të kërkoja falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje. Shpresoj që të gjithë ata që festojnë festën e nënës të kenë kaluar mirë”, shkroi ajo.

Fotoja, e publikuar ndezi thashetheme mbi shëndetin e Kate. Pallati mbretëror ka ndarë pak detaje rreth gjendjes shëndetësore të Princeshës së Uellsit duke shtuar dyshimet se gjendja shëndetësore e 42-vjeçares mund të jetë e rëndë, por familja mbretërore po e mban të fshehtë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share