Bellingham shënon golin e katërt në tre ndeshje

Futbollisti barazon rekordin e Cristiano Ronaldo-s

Jude Bellingham po i justifikon 100 milionët që Real Madrid pagoi për të. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, kundër Celta Vigo, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes që i dha fitoren madrilenëve. Në tre ndeshje britaniku ka shënuar 4 gola duke barazuar kështu rekordin e vendosur më parë nga Cristiano Ronaldo.

Pas portugezit, Bellingham bëhet lojtari i dytë në historinë e klubit që shënon 4 gola në tre ndeshjet e para të sezonit të parë në spanjë.

Britaniku ka fituar menjëherë zemrat e tifozerisë me talentin e tij të shfaqur në zonën kundërshtare

Më herët Carlo Ancelotti ka pranuar se Bellingham do të jetë zëvendësuesi i Benzema.

Në një klub si Reali mbështetja nuk do t’i mungojë për të patur vazhdimësi në realizimin e golave gjatë sezonit, edhe pse konkurrenca do të jetë e fortë me Vinicius apo Rodrygo.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share