Futsal Shkupi pjesëmarrës në turneun e Futsal Dinamo “Shallata 2022”

Në prag të takimit të nesërm të Ligës së Kampionëve mes Shkupit dhe Dinamo Zagrebit, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për bashkëpunimin e parë prej shumë që i kemi paralajmëruar me Futsal Dinamon.
Në shtator të këtij viti, me moton “në qiellin blu mbi Zagreb”, do të organizohet edicioni i nëntë i turneut tradicional “Shallata 2022”, në organizim të Futsal Dinamo, e ku mysafir special do të jetë klubi ynë.

Skuadra me renome evropiane si Nottingham Forest nga Anglia, Panathinaikosi grek, Milani i Italisë, Hammarby nga Suedia, kanë qenë ekipe pjesëmarrëse në këtë turne në të kaluarën, ndërsa tash e kemi nderin ne.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ditët në vijim, do të ju informojmë edhe për bashkëpunime tjera, me të vetmin qëllim, arritjen e sukseseve të mëdha, si të Futsal Shkupi, ashtu edhe të klubit tonë vëllazëror Futsal Dinamo.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share