Bëhen publike kandidatët për deputetë të LSDM-së në gjashtë zonat zgjedhore!

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Bordi ekzekutiv i LSDM-së i konfirmoi listat e deputetëve në mbledhjen e mbrëmshme në Shkup. Klan Maqedoni bën publike të gjithë kandidatët për deputetë të LSDM-së në të gjashtë zonat zgjedhore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Njësinë e Parë Zgjedhore, pas dyshes Kovaçevski Zajkova, renditen edhe deputetja aktuale Daniela Nikolova dhe Zv/Kryeministri për Cështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe Milena Stojanoviq.

Në Njësin e Dytë Zgjedhore, në pesë vendet e para figurojnë Oliver Spasovski, Fatmir Bytyqi, Sanela Shkrijelj, Martin Kostovski dhe Marko Mihailovski.

Në Njësinë e Tretë pas Lukarevskës dhe Nikolovskit janë lideri i PRSD-së, Goran Misovski, Blago Boçvarski, Lupço Balkovski nga VMRO-Partia Popullore dhe Lupço Blagojski.

Në Njësinë e katërt zgjedhore, krahas tandemit bartës, Venko Filipçe dhe Jovanka Trençevska, gjenden edhe deputeti aktual Mile Talevski, Sonja Mirakovska nga PRSD-ja dhe Borçe Cvetkov nga LSDM-Strumicë.

Njësisë së pestë zgjedhore i prinë Kryeparlamentari Jovan Mitreski. E dyta në listë është Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska, në vend të tretë sekretari organizativ, Mitko Trajçulevski, në të katërtin Bobi Mojsovski nga Partia Liberal – Demokrate dhe në të pestin Enes Ibraim nga Partia e Turqve.

Në listën e gjashtë zgjedhore gjenden Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, Agron Demiri, Ema Neshkovska, Andrijana Tomovska dhe Daniel Antoski.

Këto propozime duhet të marrin mbështetje nga Këshilli Ekzekutiv dhe Qendror, por edhe nga Kongresi I sotëm I LSDM-së. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share