Kush e refuzoi themelimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave në Maqedoni?

Profesori universitar, Zeqir Kadriu në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin sqaroi nevojën për krijimin e një Akademie për Shkencë dhe Art të shqiptarëve në Maqedoni. kjo nevojë, sipas tij ka lindur si pasojë e qasjes së ulët të intelektualëve shqiptarë në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë së Veriut.

“Kemi biseduar me kolegë, njerëz të nivelit akademik se për shiqptarët ka nevojë të themelohet një Akademi. Kjo bisedë u intensifikua dhe u detyruam të marim modele sepse natyrisht do të mbështeteshim tek Akademia e Shkencave në Tiranë dhe Prishtinë, për t’i parë statutet dhe programet e tyre. Konsultuam edhe ASHAM-in këtu në Shkup, e cila funksionon ashtu siç e dimë”, tha mes tjerash profesor Kadriu.

Ai shtoi se pas përgatitjes së dokumentacionit dhe zgjedhjes së emrave të cilët ata kanë menduar se iu takon titulli “akademik” dhe me dokumentacionet janë drejtuar tek institucionet kompetente. Ai sqaroi se si tentime të mëhershme të figurave tjera intelektuale shqiptare, ishin refuzuar pa arsyetim nga institucionet e vendit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share