BE-ja: Zgjedhjet në Veri të Kosovës dëshmojnë nevojën për krijimin e asociacionin

Për Bashkimin Europian zgjedhjet në Veri të Kosovë dëshmojnë sërish nevojën për krijimin e bashkësisë (Asociacionit) së komunave me shumicë serbe si një zgjidhje të përhershme për kthimin e qytetarëve serbë nê institutionet e Kosovës, njofton korespodentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj.

Edhe pse BE-ja përshëndet klimën e qetë në tê cilën u mbajtên zgjedhjet dhe përputhjen e tyre me kornizën ligjore, pjesëmarrja shumë e ulët në gjirin e qytetarëve serbë tê Kosovës përbën problem për përfaqësimin e komunitteve të këtyre komunave.

Kjo është arsyeja pse Bashkimi Europian vlerëson, se zgjedhjet në Veri  nuk ofrojnë një zgjidhje afatgjatë për këto komuna, ndaj i bën bêrë thirrje autoriteteve të Kosovës të finalizojnë këtë bashkësi.

“Puna për themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Është e domosdoshme që të sigurohet urgjentisht rikthimi në një situatë ku serbët e Kosovës të marrin pjesë aktivisht në qeverisjen lokale, policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës. Për këtë është nevojë urgjente një dialog serioz ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe serbëve të Kosovës në veri. Deri më tani është bërë pak përparim. Prandaj, ne kemi nevojë që të dyja palët të luajnë rolin e tyre dhe të përmbushin angazhimet e tyre”, shprehet zëdhënësi Peter Stano.

Bashkimi Europian përshëdnet profesionalizmin e policies së Kosovës dhe misionit EULEX. 

Përgatiti: Erisa Zykaj – tv Klan Bruksel

Lexo gjithashtu
Total
0
Share