Shqipëri: Namazi i Fitër-Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

“LUTJE PËR BEGATI DHE PROSPERITET”

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarë të shumtë falën namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

“Pas një muaji lutjesh dhe sakrificash besimtarët myslimanë falën sot namazin. Ata u lutën për më shumë begati dhe prosperitet në këtë ditë të shenjtë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kemi agjëruar 30 ditë dhe tani kjo është dita e shpërblimit, që të marrim shpërblim nga Allahu”, shprehet një besimtar.

“Shpresojmë që popullit shqiptar t’i kthehet shpresa”, shton një tjetër.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, veç urimit, zgjodhi që këtë vit një mesazh t’ia drejtoi të gjithë atyre që po largohen nga Shqipëria. Ai bëri thirrje reflektimi për disa nga plagët më të rënda sociale nga të cilat po vuan shoqëria jonë sot.

“Unë u sugjeroj gjithë shqiptarëve që të mos e braktisin vendin e tyre. Ta ndërtojnë atdheun e tyre, për veten tyre, për familjet e tyre në Shqipëri. Sepse Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që Zoti na i ka falur”.

Edhe në Durrës, Elbasan, Vlorë e në shumë qytete të tjera, u mbushën me besimtarë që bënë faljen e madhe pas 30 ditëve agjërim.

Më pas besimtarët u shpërndanë më pas për të festuar me familjet tyre. Tradita e kësaj feste është edhe ndarja e ndihmave për njerëzit në nevojë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share