Tetovë, BDI zgjodhi organet e partisë

RIKTHEHET MUSA XHAFERI, POSTE EDHE PËR MEXHITIN E BEXHETIN

Ahmeti me grupin e tij në një anë.  Grupi i Izet Mexhitit dhe Blerim Bexhetit në anën tjetër. Ahmeti po lexonte rendin e ditës. Analiza e situatës politike kaloi pa debat.
Unanimisht u zgjodh edhe Këshilli mbikëqyrës. E pjesë e këtij organi partiak do të jenë Musa Xhaferi, Bekim Neziri, Juamin Sinani, Zenun Majtani, Memet Selami, Shkukri Masurica dhe Nedim Ramizi. E kur i erdhi në rend pika për zgjedhjen e Këshillit të partisë dhe kryesisë, reagoi ai që më së paku pritej të reagonte Talat Xhaferi. Ai nuk u pajtua me propozimin e Ali Ahmetit, i cili në postin e nënkryetarit i kishte paraparë Izet Mexhitin, Arbër Ademin, Arbana Pashollin dhe Bajram Rexhepin. E postin e sekretarit organizativ, Ahmeti ia besoj Blerim Bexhetit.

Xhaferi kërkoi që një nënkryetar ti takojë edhe degës së Gostivarit. Propozimi i tij nuk hasi në mirëkuptim tek Musa Xhaferi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Tradicionalisht, BDI ka 4 nënkryetarë, ka 2 sekretarë, me statutin e ri ka edhe një sekretar për barazi gjinore dhe me çdo respekt për Z. Talat, ne kemi respekt edhe për Gostivarin, dy mandate ka Kryetar parlamenti dhe më duket që nuk është kolegjiale kur ne kemi bërë të gjitha konsultimet brenda partisë, me dalë me hap ciklin se ne do bëjmë pesë nënkryetar, kur ta kry do flasësh”, deklaroi Musa Xhaferi-Anëtar i Këshillit Mbykqyrës.

E Talat Xhaferi iu kundërpërgjigj Musa Xhaferit.

“Çka që jam Kryetar parlamenti? Nuk jam prej Gostivari unë. Të ishte ashtu do të isha prej Forine. Jam Kryetar Parlamenti i gjithë këtij këshilli këtu dhe në fund të fundit i gjithë shqiptarëve të Maqedonisë dhe jo vetëm i Gostivarit dhe i Forinës. Kështu që propozimi duhet të vihet në votim, mos ta debatojmë këtë punë tash kush sa ka qenë”, deklaroi Talat

Xhaferi, Anëtar i Këshillit Mbykqyrës. Ahmeti tentoi ta ulë tensionin.

“Është pak mes Xhaferëve këtu se 3 Xhafera janë tani”, tha Ahmeti.

Propozimi i Talat Xhaferit nuk morri mbështetjen e Këshillit të përgjithshëm, e Kryetari i Kuvendit i nervozuar e lëshoi mbledhjen.

“Abstenon Talat apo?”, pyet Ahmeti. “Nuk kam të drejtë vote unë, jam Kryetar parlamenti më pushojnë të drejtat në momentin e zgjedhjes”, tha Xhaferi.

Me vendim të Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, mbledhja e Kryesisë së partisë u mbajt me dyer të hapura dhe me prezencën e mediave që nuk është praktikë ne subjektet tjera politike. E ajo që ndodhi brenda, sipas zëdhënësit, Bujar Osmani, dëshmoi kapacitetin demokratik të partisë së tij.

“Për ne kjo është vlerë dhe jo rastësisht Kryetari Ahmeti vendosi që ju të jeni brenda gjatë gjithë kësaj kohe. Po të kishte frike nga ndonjë debat ne sigurisht që do ty mbyllnim dyert”, deklaroi Bujar Osmani zëdhënësi i partisë.

Pas debatit dhe ashpërsimeve të tonëve gjatë mbledhjes, Ahmeti dhe Talat Xhaferi së bashku u larguan të buzëqeshur./Furkan Saliu – KlanMacedonia/

Gazetar: Furkan Saliu

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share