Arsovska: Kapëm njerëz që për 5 vjet qëndrojnë në Gjermani, Zvicër dhe marrin paga

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska gjatë konferencës për shtyp në lidhje me zhvillimet në Higjienën Komunale ka premtuar se do të vendos rregull në qytet.

“Veprojmë, do të pastrohet qyteti dhe do të punohet shumë më mirë. Njerëzit i ndajmë në njerëz të ndershëm dhe të pandershëm. Në punëtorë dhe dembelë. Për të pandershmit dhe dembelët nuk ka më vend këtu. Duhet të ngritët i gjithë qyteti dhe të kërkojë largimin e të pandershmëve. Kapëm njerëz që për 5 vjet qëndrojnë në Gjermani, Zvicër dhe marrin paga. Nuk pyesni se si ndodhi ajo? Kallëzimet penale janë parashtruar dhe do të shqyrtohen”, tha kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share