Lëvizja Demokratike: Për studentët gjysmë sanduiçi, ministrat për vete mbi 2.000 euro rroga

Përmes një konference për media para ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rinia e Lëvizjes Demokratike kanë protestuar duke akuzuar Qeverinë se për vete marrin mbi 2.000 euro ndërsa studentët gjysëm senduiçi, përcjellë KlanM.

”Ne, RINIA E LËVIZJES DEMOKRATIKE, sot këtu para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së RMV protestojmë kundër ndryshimeve të Ligjit për Shujtën e subvencionuar të studentëve, përmes së cilave MASH dhe Qeveria na kufizon përdorimin e të njëjtës, përmes diktatit si në kohën e komunizmit, dhe rrjedhimisht na turpëron dhe luan me inteligjencën tonë.

Ne, studentët, jemi skajshmërisht të irrituar që përskaj shujtës së vogël, me të cilën mund thjesht të blejmë vetëm gjysëm sendviçi në lokalet e specializuara për ushqim, qeveria na kufizon edhe përdorimin e tyre, dhe këtë e vlerësojmë si sjellje të turpshme ndaj neve qytetarëve të ardhshëm akademik.

Me vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës këtë vit akademik, ata pak studentë që përfitojnë nga ky subvencion, u imponohet që mjetet ti shpenzojnë me diktat, nga e hëna deri të shtunën, edhe atë nga 140 denarë në ditë, në vende të specializuara për ushqim, dhe pa të drejtë të tërheqin para të gatshme.

E vlerësojmë këtë akt të turpshëm sepse pas skandalit me rritjen e pagave të tyre, ministri i Arsimit merr mbi 120 mijë denarë në muaj, apo mbi 6000 denarë mëditje, ndërsa neve studentët edhe ato 140 denarë që na ndan shteti si mëshirë, na pengon ti shpenzojmë ku të duam dhe si duam.

Kërkojmë që shuma e shujtës të rritet në 300 denarë, pa restrikcione se si të shpenzohet e njejta, ose 6000 denarë në muaj, aq sa ministrat marrin për një ditë pune.

Nëse MASH ka pasur mjete të paguaj aplikacion aq të shtrenjtë për të kontrolluar se si neve e shpenzojmë shujtën ditore, le të gjen para me rebalansin e buxhetit të na ofron shujtë prej 300 denarëve në ditë, për të gjithë studentët pa seleksionim, dhe të largon gishtat nga pjata jonë modeste.

Apelojmë që masat e Qeverisë ti motivojnë studentët të qëndrojnë në vend, dhe të mos miraton masa si kjo që stimulon të rinjtë të ikin” – thuhet në pres konferencën për media të Lëvizjes Demokratike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share