BDI i përgjigjet VMRO-së dhe LSDM-së: Presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në Kuvend!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Bashkimi Demokrati për Integrim është i bindur se, presidenti i ardhshëm i shtetit do të zgjidhet në Kuvend.

Përmes një komunikate për media, nga kjo parti kanë garantuar se kjo gjë do të bëhet realitet, pavarësisht kundërshtimeve të partive maqedonase.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Madje, ata kanë akuzuar dy partitë më të mëdha maqedonase se po bashkëpunojnë kundër kësaj ideje.

“VMRO dhe LSDM tashmë janë bashkuar kundër kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian për zgjedhjen e Presidentit në Parlament, si pikë kryesore e Platformës që lideri Ali Ahmeti e theksoi në promovimin e dr. Bujar Osmanit për President shteti. Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian i përkujton dy partitë e lartpërmendura se, ashtu siç u bë Kryeministri i parë shqiptar, do të bëhet edhe presidenti i parë shqiptar”, thonë nga BDI.

Reagimi i BDI-së vjen pasi, të hënën gjatë një tubimi në Prilep, porositi se, presidenti do të vazhdojë të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe jo në Kuvend.

“E shoh që nga BDI ende mendojnë se mund të na shantazhojnë prandaj thonë, nëse këtë apo atë duhet të mbështesni zgjedhje të presidentit të shtetit në Kuvend. Presidenti i shtetit është zgjedhur, zgjidhet dhe do të zgjidhet direkt nga populli në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe asnjë shantazhe nuk do të kalojë, sepse nuk janë në pozicion që të shantazhojnë”, tha Aleksandar Nikollovski.

Edhe nga shtabi zgjedhor i presidentit aktual, Stevo Pendarvoski, ditë më parë thanë se, qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë .

Sipas qëndrimit të Pendarovskit të deklaruar kur shpalli kandidaturën e tij për mandat të dytë për president, është më mirë të ketë president i cili është i pavarur në raport me subjektet politike, por edhe në raport me qendrat ekonomike të fuqisë kur zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme, se sa kur zgjidhet në Kuvend./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share