Bastisje në Shkup, arrestohet një 25 vjeçar

Një 25 vjeçar nga Shkupi është arrestuar gjatë një aksioni policor ditën e sotme, ndërsaa gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur marihuanë dhe peshore dixhitale.

“Sot (21.11.2022) zyrtarët policorë të Njësisë për trafikim të paligjshëm të narkotikëve në SPB Shkup e kanë privuar nga liria P.P (25) nga Shkupi. Pas informacioneve operative të marra paraprakisht dhe një urdhër gjykate, në banesën e tij është kryer kontrolli, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar rreth një kilogram marijuanë dhe dy peshore dixhitale. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share