EMV: S’ka ngrohje nëse temperaturat jashtë mbi 11 gradë celsius

QEVERIA: SH EMV DJE KA PRODHUAR 11,861 MËH ENERGJI ELEKTRIKE

Qytetarë të cilët ngrohen me gaz janë ankuar se radiatorët e tyre janë të ftohtë dhe se fëmijët e tyre po sëmuren. E për këtë, Shoqata Aksionare Elektranat e Maqedonisë, thotë se qytetarët nuk do t’i kenë radiatorët e nxehtë në qoftë se temperatura jashtë është mbi 11 grad Celsius. Por edhe në qoftë se jashtë është me shi dhe ka re ndërsa temeratura jasht është 14 grad, atëherë ngrohja nuk lëshohet.

“Ndalesa ditore e ngrohjes bëhet kur temperatura jashtë është 11grad celsius. Në qoftë se koha është me shi apo ka re gjëgjësisht temeratura është 14 grad Celsius atëherë nuk lëshohet ngrohja. Temperatura dhe gjatë gjithë kohës merren parasysh pasi që në këtë mënmyrë bëhet lëshimi apo ndalimi i ngrohjes” – deklaroi Aleksandra Marojeviq, ND/Drejtore në EMV.

Ndryshe nga Qeveria informuan se në termocentralet janë prodhuar 8737 MWh energji elektrike. Dy blloqe të REC Manastir dhe një bllok i REC Oslomej janë në funksion. Në TEC-in e Negotinës janë duke vazhduar aktivitetet e servisimit dhe remontit për fuqizimin e termocentralit për periudhën e ardhshme kur pritet konsumi më i lartë i energjisë elektrike. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Q Klimenta

Lexo gjithashtu
Total
0
Share