Burg për lojtarin e Monzas

Futbollisti 31-vjeçar u dënua me 5 vite heqje lirie nga Gjykata e Napolit për trukim

Lajm i keq për Monzën! Mbrojtësi i ekipit Armando Izzo, i përfshirë në një çështje për trukim ndeshjesh si dhe krimi të organizuar, u dënua me pesë vite heqje lirie nga Gjykata e Napolit. Ai u shpall fajtor për veprat penale të mashtrimit sportiv dhe bashkëpunim me organizatën mafioze Kamorra.

Me nga një vit e gjysmë u dënuam edhe kushëriri i Izzo-s, Umberto Accurso, që është kreu i klanit Vinella Grassi në Secondigliano dhe Salvatore Russo, që besohet se është pjesë e klanit.

Lojtari napolitan u dënua për periudhën ku ai luante tek Avelino në Serinë B, e dyshohet se veprën penale e ka bërë në një ndeshje në sezonin 2013-2014.

Izzo ka luatjur në këtë sezon me Monzën në 25 takime, e ka shënuar 1 gol e ka dhënë 1 asist.

Ai ka luajtur edhe për ekipet e Torinos dhe Xhenoas.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share