Bashkëpunimi Besa – Alternativa gjithnjë e më i afërt

Rivalët e vjetër mund të shndërrohen në bashkëpunëtorë të rinj. Afrim Gashi dhe Bilall Kasami mund të lënë pas hatërmbetjet e të nisin një bashkëpunim të ri. Kështu të paktën bëhet e ditur nga të dyja partitë. Asnjëra nga partitë nuk e mohon se ka bisedime rreth një fronti të përbashkët që do t’i bëjë ballë qeverisë dhe koalicionit të ri mes BDI-së dhe ASH-së. Megjithatë asgjë zyrtare deri tani, përcjell KlanM.

Nga Alternativa e Afrim Gashit, siç përcjell KlanM, kanë thirrur për nesër mbledhje të Kryesisë Qendrore ku ndër tjera, pritet të diskutohet bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve me Lëvizjen Besa.

“Kontaktet e para japin shpresë se bashkëpunimi i parë do të jetë në kuadër të Parlamentit”, thonë nga Alternativa.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkaq nga Lëvizja Besa që më herët kanë paralajmëruar se do të marrin hapa konkretë në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm jo vetëm me Alternativën, por edhe me gjithë faktorët tjerë relevant, që sipas tyre janë kundër kësaj garniture qeverisëse, që ata e cilësojnë si të korruptuar.

“Është herët për të treguar nëse do të krijojmë një front të përbashkët. Kemi bisedime. Ne si Lëvizje Besa jemi të interesuar për unifikimin e qëndrimit politik opozitar të partive politike shqiptare. Jemi të gatshëm për bashkëpunim me çdo subjekt politik, OJQ e me çdokënd që dëshiron që në të ardhmen, institucionet shtetërore të mos i menaxhojë kjo garniturë e korruptuar”, thonë nga Lëvizja Besa.

Gashi dhe Kasami e filuan rrugëtimin politik brenda një subjekti politik, duke themeluar Lëvizjen Besa. 4 vite më parë ndodhi përçarja mes dy grupeve duke çuar në ndarjen e partisë në dy pjesë. Vijoji beteja ligjore për vulën e partisë, e cila me vendim gjykate i mbeti Kasamit. Gashi me shokë atëkohë themeluan Alternativën dhe që atëherë kanë qenë kundërshtarë të ashpër me njëri-tjetrin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share