Korriku sjell 923.508 shtetas të huaj në RMV

KTHIMI I EMIGRANTËVE NËPËR VENDET E TYRE RRIT PRITJET PËR DALJE NGA VENDI

Gjithsej 923.508 shtetas të huaj kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti. Në këtë shifër llogariten emigrantët të cilët për dallim nga vitet e kaluara reduktuan ardhjet për shkak të pandemisë por edhe të shtetasit tjerë të huaj që kanë shkelur territorin si tursit, raporton Klan M.

MPB

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ju njoftojmë se në periudhën prej 01.07.2022 deri më 01.08.2022 në Republikën e Maqedonisë së Veriut me dokumente udhëtimi maqedonase kanë hyrë 457.330 persona, ndërsa me dokumente të huaja të udhëtimit kanë hyrë 923.508 persona.”

Ndërkohë fluksi i emigrantëve që po kthehen nëpër vendet e tyre të punës vijon të shkaktoj pritje të gjata në vendakalimet kufitare për dalje nga vendi.

LIDHJA AUTO-MOTO E MAQEDONISË SË VERIUT

“Në piken kufitare “Tabanovc” pritjet për hyrje dhe dalje nga vendi janë rreth 30 minuta, ndërsa në piken kufitare “Bogorodica” pritjet për dalje nga vendi janë nga 15 deri në 30 minuta”.

Sa I përket vendaklimeve tjera kufitare nuk ka pritje, dhe se qarkullimi po zhvillohet pa pengesa. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share