Kishin mosmarrëveshje, e goditi me veturë – arrestohet 42 vjeçari nga Gostivari

Një mosmarrëveshje mes dy personave të rritur, ka përfunduar me arrestimin e njërit dhe lëndimin e tjetrit në Gostivar, përcjell KlanM. Mbrëmë i është dhënë masa e paraburgimit prej 30 ditësh, 42 vjeçarit nga Çegrani i Gostivarit, i cili kishte goditur me makinë një 47 vjeçar nga fshati fqinj, Forina.

“Gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit mbrëmë (21- korrik) i ka caktuar personit L.S.(42) nga Çegrani i Gostivarit, masën e paraburgimit prej 30 ditësh dhe sonte është dërguar në Burgun Shkupit për vuajtje të masës. Ai dyshohet se në Forinë të Gostivarit, një ditë më parë rreth orës 13:00 me një xhip me targa të Gostivarit e ka goditur 47-vjeçarin Q.R nga Forina e Gostivarit për shkak të keqkuptimeve të tyre të mëparshme”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share