Kampioni i Kosovës FC Ballkani pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, sot do ta vazhdojë aventurën në garat në UEFA Conferec League, me kundërshtarë skuadrën irlandeze Larne.
Ndeshja mes FC Ballkani – Larne zhvillohet sonte në srtadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë me fillim në ora 20:45
Trajneri i Ballkanit, Ilir daja para kësaj ndeshje, në konferencë për media, trajneri e konsideroi Larnen si një skuadër shumë të papërshtatshme dhe se lojtarët e tij duhet të jenë të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes.
Kujtojmë se krahas ekipit të Ballkanit Kosova në Ligën e Konferencës përfaqësohet edhe me Dukagjinin dhe Dritën.
Drejtësinë në ndeshjen Ballakni – Larne do ta ndaj arbitri ukrainas Denys Shurman. /KlanMacedonia/