“Ballkani i hapur” takim online Kovaçevski – Rama – Vuçiq

PËR RAJON TË FUQISHËM EKONOMIK I GATSHËM PËR ANËTARËSIM NË BE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, gjatë një takimi online me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit për tejkalimin e përbashkët të vështirësive në furnizimin me ushqim dhe energji, si dhe për të përballuar bashkërisht zjarret e mundshme në të tre vendet këtë verë.

Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq, sic thuhet në një komunikatë nga Qeveria e RMV-së, janë dakorduar për krijimin e grupeve të përziera ndër-sektoriale të punës për temat e krizës dhe me qëllim krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur

Kryeministri Kovaçevski ka falënderuar Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Rama për mbështetjen publike lidhur me propozimin e modifikuar evropian, duke informuar se propozim-korniza negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian përfaqësuar nga presidenca franceze e BE-së, Qeveria e përcolli në Kuvend për shqyrtim dhe miratim të konkluzioneve të mëtutjeshme, në përputhje me procedurat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim, liderët e nismës Ballkani i Hapur theksuan rëndësinë e aktiviteteve të ndërmarra për shfrytëzimin e lidhjes rajonale dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, e cila tashmë ofron përfitime ekonomike për të gjithë qytetarët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share