Zgjedhjet Presidenciale/ Nis të nxehet retorika – Pendarovski sfidoi Mickoskin!

Siljanovska Davkova është zgjedhja presonale e Mickoskit, kurse më 24 prill qytetarët duhet të vendosin nëse duan që vendi të avancojë përpara drejt integrimeve evropiane. Ky ishte mesazhi i kandidatit presidencial të LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovskit, nga tubimi në Kavadar.

“Në vend të Davkovës paraqiten njerëz tjerë të VMRO-DPMNE-së. Ajo është zgjedhje personale e Mickoskit. Ai dëshiron që njëkohësisht të jetë President dhe Kryeministër. Pasi nuk pranoi duelin televiziv, këtë nuk do ta bëjë edhe në të ardhmen” – tha Pendarovski.

Në vend të Siljanovska Davkovës, reagimi erdhi nga lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas tij, kur Pendarovski t`i humb zgjedhjet, le të bëhet Kryetar i LSDM-së dhe do ketë debat televiziv. Deri atëherë, sipas Mickoskit, pendarovski duhet t`i kërkojë falje Davkovës.

“Duhet të kërkojë falje për ofendimet dhe të ndalet të jetë shërbëtor i Artan Grubit, Ali Ahmetit dhe të tjerëve. Ta mbajmë mend për dicka gjatë këtyre 5 viteve. Të ndalet të jetë shërbëtor I Ali Ahmetit dhe të gjunjëzohet në Reçicë të Vogël” – tha Mickoski.

Si president do t’i fal të dënuarit nga rastet e montuara politikisht. Është ky zotimi I dhënë në një prononcim për Tv Telma të kandidatit presidencial të koalicionit VLEN, Arben Taravari.

“Ato raste ose duhet të zgjidhen ose të falen. Bisedat që Zaev i publikoi, me ish-ministrin e Brendshëm, për raste të caktuara për të cilat ata e dinë se nuk janë fajtorë, por duhej t’i mbanin sepse “e ka kërkuar sistemi. Ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë për këto procese për të gjetur një zgjidhje dhe për të funksionuar sundimi i ligjit” – deklaroi Taravari.

Kandidatja presidenciale e “Levicës”, Biljana Vankovska, nga një tubim në Lisiçe të Shkupit, vazhdoi të insistojë në shfuqizimin e tre marrëveshjeve ndërkombëtare. Sipas saj, “Ohri”, “Prespa” dhe Traktati i Miqësisë me Bullgarinë janë të dëmshme për vendin.

“Të mos jemi qiraxhinj në atdheun tonë. Ta kthejmë Maqedoninë. Me të gjitha ndarjet, u bëmë qiraxhinj në vendin tonë. Ne luftojmë për Maqedoninë, për Maqedonasit. Ne duhet të gjithëve t`u kërkojmë falje pse jemi Maqedonas” – tha Vankovska.

Për momentin, problemi më I madh për qytetarët e Maqedonisë është ikja e të rinjve – ka thënë gjatë një paraqitje publike, kandidati presidencial i koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski.

“Pjesa më e madhe e të rinjve nuk largohen për shkaqe ekonomike, por për shkak të mosfunksionimit të sistemit. Në këtë sistem hynë sistemi ynë juridik. Të rinjtë duan të kenë siguri juridike. Duan kushte të barabarta për jetë, punë dhe për gara në të gjitha sferat e jetës” – tha Jakimovski.

Nga Llozova, Sveti Nikolle dhe Shtipi, kandidati presidencial i Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski, ka ftuar qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhjet e ardhshme, nëse e duan vendin.

“Maqedonia është peng i individëve. Qytetërat duhet të dalin në zgjedhje për t`i çuar mesazh pushtetit dhe opozitës, të cilët 30 vite po luajnë me popullin. Të dilet në votime për të dërguar mesazhin serioz se populli e do këtë vend, pavarësisht mohimeve nga vendi dhe jashtë vendit” – tha Dimitrievski.

Fushata presidenciale ka hyrë në javën e dytë. Gjithnjë e më shumë po nxehet retorika parazgjedhore. Kandidatët vazhdojnë tubimet dhe takimet me qytetarët duke promovuar platformat e tyre, por edhe duke bërë fushatë parlamentare për partitë apo koalicionet nga të cilat janë nominuar. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share