Spasovski: Hetimet për raportimet për bomba janë duke vazhuar

KEMI INFORMACIONE FILLESTARE SE NGA KU JANË DËRGUAR EMAILET

 Ministria E Punëve të Brendshme tani më ka informacione fillestare se nga ku kanë arritur emailat për raportimet për bomba në disa shkolla të Shkupit gjatë ditës së djeshme. Ministri Spasovski njoftoi se hetimet janë duke vazhduar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi se janë duke vazhduar hetimet  për raportimet e djeshme për bomba të vendosura në tetë shkolla të mesme të Shkupit. Spasovski bëri të ditur se tani kanë njohuri se nga janë dërguar emailet.

“Sigurisht, këto ndërtesa u kontrolluan tërësisht nga Departamenti i antiterrorizmit dhe konstatuam se ishin raportime të rreme. Hetimi është në vazhdim, ne i dimë të dhënat e para se nga janë dërguar ato emaile. Gjëja më e rëndësishme është të arrijmë të zbulojmë të gjitha adresat IP nga vjen ky, do të thosha, akt monstruoz, pavarësisht nëse është sulm hibrid ndaj Maqedonisë së Veriut apo lojëra politike, si një nga supozimet. Pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë, askush nuk duhet të lejohet të luajë me fatet e fëmijëve dhe të gjithë neve, kjo është një temë e ndjeshme dhe mendoj se kushdo që urdhëron të gjitha këto të ketë parasysh se nuk luhet me sistem dhe me qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski.

 Spasovski njoftoi se do të ketë sanksione më të rrepta duke pasur parasysh faktin se është  një akt monstruoz, me të cilin u abuzuan shkollat, duke pasur parasysh ankthin e fëmijëve, prindërve dhe qytetarëve në përgjithësi.

 Përndryshe, gjatë ditës së djeshme u raportua për vendosjen e bombave në  tetë shkolla në Shkup dhe të gjithë raportimet ishin konstatuar të rreme./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share